Cikalleshi: Mësymë në sulm dhe lamë hapësira, sot nuk luajtëm në grup

schedule23:07 - 2 Shtator, 2021

schedule 23:07 - 2 Shtator, 2021

Sokol Cikalleshi mundi të shënonte sonte, por goli i tij mbeti vetëm për statistike sepse Polonia na mundi 4-1. Pas ndeshjes sulmuesi tregon zhgënjimin e humbjes.

“E filluam mirë. Pësuam me goditje standarte dhe barazuam. Kishim dy raste, por fati nuk deshi. Më vjen keq që pësuam dy gola me goditje standarte sepse kishim punuar shumë për këto raste.

Të vjen keq dhe morali të bie, por duhet të përmirësohemi. U përpoqëm të bëjmë futboll sulmues, por lamë hapësira dhe e pësuam. Kemi strukturën tonë të lojës, kur duhet të sulmojmë dhe mbrojmë në grup.

Sot nuk e bëmë. 4 gola janë shumë dhe nuk e meritonim këtë rezultat. Duhet ta rigjejmë veten shumë shpejt. Jemi grup shumë i fortë, nuk do dorëzohemi”, tha Cikalleshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!