Cikalleshi kap Sadikun dhe tenton podiumin, Skela e Bushi në shënjestër

schedule16:53 - 3 Shtator, 2021

schedule 16:53 - 3 Shtator, 2021

Sokol Cikalleshi me golin e shënuar kundër Polonisë numëron 12 gola me fanellën e Shqipërisë, duke barazuar Armando Sadiku.

Sulmuesi nga Kavaja do tentojë të shënojë edhe kundër Hungarisë dhe San Marinos, për t’u ngjitur në podium.

I treti është Ervin Skela me 13 gola dhe Cikalleshi i ka shanset ta kalojë vlonjatin që ka spikatur me Shqipërinë. Shënuesi më i mirë i kombëtarës është Erion Bogdani me 18 rrjeta të tundura, ndërkohë që Alban Bushi renditet i dyti me 14 gola. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!