Sokol Cikalleshi pritet të ndryshojë skuadër. Akhisarpsor po humbet shumicën e futbollistëve, edhe për shkak të krizës financiare që kanë pasur. Klubi turk dështoi të rikthehet në Superligë dhe lojtarët po dalin të lirë për shkak se nuk janë paguar.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është një nga lojtarët e kërkuar në merkato dhe në mediat turke raportojnë se Konyaspor, ku më parë ka luajtur Alban Meha, po tenton ta transferojë kavajasin dhe pritet që të ketë të reja.

MILOT RASHICA – Sulmuesi dardan nuk ka udhëtuar në fazë me pjesën tjetër të skuadrës. Anësori nga Vushtrria ka pasur një problem në gju, ndërkohë që nga ana tjetër Werder Bremen po tenton ta shesë sa më parë dhe të përfitojë në aspektin financiar.
Pistat italiane kanë rënë, ndërkohë që më parë klubi gjerman ka refuzuar një ofertë nga RB Leipzig. 15 milion euro plus tre bonuse ofroi klubi i Bundesliga, por Werder Bremen refuzoi menjëherë.
Rashica do të donte të luante në Champions League, por duket se duhet të presë që t’i plotësohet dëshira. Momentalisht klubi që po këmbëngul më shumë për të është Aston Villa dhe BILD raporton se anglezët po përgatitin një ofertë që kap shifrën e 18 milion eurove. /abcnews.al

