Radja Nainggolan është një futbollist dhe karakter i veçantë. Mesfushori ka provuar të luajë me skuadra si Roma dhe Inter, ndërsa verën e kaluar u rikthye te Cagliari, klub në të cilin shpërtheu. Edhe pse njihet is një përdorues i rregullt i cigares, “Ninxha” jep gjithçka në fushën e lojës dhe është gjithmonë gati për të ndihmuar shokët e skuadrës.
Kjo e bën shumë të dashur për tifozët dhe për ata me të cilët ka luftuar në fushën e blertë. Leondro Castan e njeh mirë dhe e vlerëson shumë. Të dy kanë luajtur së bashku te Roma, teksa mbrojtësi brazilian, aktualisht pjesë e Vasco da Gama, flet në këtë mënyrë për Goal në lidhje me belgun. “Nainggolan kishte ardhur nga Cagliari dhe dija pak për të në atë periudhë.
Ishte ndeshja e tij e parë me Romën dhe e pashë të driblonte një kundërshtar me shumë klas. Që prej atij momenti e kuptova se ishte një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është një futbollist i shkëlqyer, por, për fat të keq, i është dashur të merret me shumë polemika.
Largohej nga dhomat e zhveshjes për të pirë një cigare, e bënte bashkë me një ndihmës trajner. Bënte gjërat që i pëlqenin dhe nuk e vriste trurin se çfarë mendonin njerëzit. Gjithsesi, në fushë përgjigjej gjithmonë kur ishte nevoja. Ka qenë fantastike të luaje në një skuadër me të”, deklaron Leandro Castan. /abcnews.al