Çiftin Meta i bashkon akuza/ Meçe: ‘CEZ-DIA’ vetëm maja e ajsbergut. SPAK nuk ka hetuar vetëm këtë dosje

schedule20:36 - 27 Maj, 2025

schedule 20:36 - 27 Maj, 2025

Analisti Arben Meçe tha për ‘Real Story’ se dosja CEZ-DIA është vetëm maja e asbergut lidhur me çiftin Meta. Sipas tij, SPAK nuk ka hetuar vetëm këtë çështje sepse akuzat e veprës janë edhe më të gjera. Më tej, Meçe u shpreh se privatizimi i OSSH është edhe më i madh, nisur edhe nga dëmi që i ka bëeë vendit tonë.

“Ilir Meta ka nevojë për mbrojtje politike, mediatike dhe avokati i ri është politik medatik. Që në zgjedhje të avokatit dihet se si do të vijojë skema. Sot çështja është hapur për të dy, burrë dhe grua. Fakti që të njëjtën akuzë kanë që të dy, SPAK nuk ka hetuar vetëm CEZ-DIA, ndërkohë ku akuza e veprës penale është më e gjerë.

Ne kemi diskutuar lobingjet, investimet dhe shpenzimet jashtë vendit dhe këto kanë qenë objekt i SPAK. Janë tre vepra penale të rënda dhe akuza është më e rëndë. Thirrja për revoltë kundër rendit kushtetues, është vepër e rëndë e bërë nga një pushtetarë. Unë e prisja të goditej atje jo këtu. Përpara se të shkojmë tek CEZ-DIA kemi privatizimin e OSSH dhe dëmi që është bërë Shqipërisë është më i madh.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!