Angela dhe Pjotr Golsteyn janë një ndër çiftet më të bukura shqiptaro-holandez, të cilët kanë një histori të bukur dashurie.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë rrëfyer gjithçka, nga fillimet kur Pjotr vinte çdo verë në Shqipëri në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe u njoh me Angelën dhe deri te dasma e tyre tradicionale.
Ndërsa, Angela u ndal dhe jeta e saj, duke zbuluar se ka jetuar për 5 vite në Shtëpinë e Fëmijëve në Gjirokastër.
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë dhe për mua ndodhi pas disa vitesh. Ne kemi 7 vite diference, kur u takuam isha 14 dhe isha në një shokë.
Prindërit e mi janë divorcuar para se unë të lindja dhe për 5 vite unë kam jetuar në Shtëpinë e Fëmijës në Gjirokastër. Me mamin vazhdoj të bëhem, ndërsa me babin nuk kam kontakt”, tha Angela.
“Kemi bërë dy herë dasmë, një herë në Holandë dhe një herë në Gjirokastër tradicionale. Di shumë mirë të kërcejë vallet shqiptare”, u shpreh Pjotr./abcnews.al