Çifti shfrytëzoi 17-vjeçaren shqiptare

schedule21:30 - 26 Maj, 2019

schedule 21:30 - 26 Maj, 2019

Çifti shfrytëzoi për prostitucion një 17 -vjeçare shqiptare. Përpara autoriteteve italiane ka dalë një shqiptar dhe një rumune. Për të njëjtin hetim, shtatë persona të tjerë tashmë janë dënuan në vitin 2015.

Shqiptari dhe gruaja e tij rumune akuzohen se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucionin një 17-vjeçare shqiptare.

36-vjeçari shqiptar dhe 29-vjeçarja rumune, janë akuzuar nga gjyqtari hetues i Bolonjas, por gjykimi ndaj tyre do të zhvillohet në Piacenza në shtator.

Shqiptari mbrohet nga avokati Mauro Pontini ndërsa gruaja e tij nga Vittorio Antonini.

Ndaj vajzës së re kishin filluar hetimet që nga viti 2013, ndërsa sot shqiptarja nuk ndodhet në  Itali.

Çifti e kishte detyruar atë që të ushtronte prostitucionin në Caorsana.

Gjithçka filloi pasi karabinieri arriti të arrestojë 8 shtetas të huaj, të cilët dolën në gjyq dhe 7 prej tyre u dënuan në vitin 2015.

Pesë shqiptarë dhe dy rumunë, u lanë në qeli pasi përfituan një të tretën e uljes së dënimit, ku dënimet për ta variojnë nga dy deri në 6 vite.

Ndërkohë, procedurat lidhur me 17-vjeçaren përfunduan në Bolonjë. Pak ditë më parë, çifti ka hedhur poshtë akuzat dhe mohon të ketë shfrytëzuar shqiptaren e re për qëllime prostitucioni./abcnews.al