Çifti qëndron një vit i ndarë për shkak të Covid: Kurrë nuk e kishim menduar se do zgjaste kaq shumë

schedule11:46 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:46 - 17 Shkurt, 2021

Bashkëshorti i Helen Riddle, Tim, nuk ka qenë për gati një vit në shtëpi. Ai u largua nga Mbretëria e Bashkuar në mars të vitit të kaluar për dy javë, por masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19, penguan kthimin e tij.

Tim është pilot që fluturon me pajisje mjekësore nëpër botë. Megjithëse ai ka jetuar në Hong Kong për 6 vitet e fundit, ai normalisht kthehej në shtëpi çdo 6-8 javë. Para se të largohej përsëri në mars, Helen thotë se ajo dhe tre fëmijët e lutën të mos shkonte, por ai nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të kthehej në punë.

Në atë moment mendova: ‘Nuk do ta shohim për një kohë’, por kurrë nuk e kisha menduar se të të zgjaste kaq shumë”.

Ndërsa pandemia përkeqësohej dhe masat shtrëngoheshin për udhëtimet jashtë vendit, kthimi në Mbretërinë e Bashkuar u bë i pamundur.

“Nëse ai do të vinte në shtëpi për një javë, do t’i duheshin dhe dy javë për t’u karantinuar në Hong Kong dhe ai nuk mund të merrte aq shumë ditë leje nga puna”, thotë Helen. Më në fund Tim-it iu dha leje speciale për t’u kthyer në shtëpi në janar, por nuk u bë e mundur sepse Hong Kong zgjati karatinën në tre javë, informon abcnews.al.

“Kjo më mërziti shumë, të them të drejtën”, tha ajo e përlotur, duke reflektuar në faktin se ai ka kaluar pjesën me të madhe të pandemisë vetëm. “Për një vit ai ka munguar nga jeta e fëmijëve dhe ata kanë humbur një vit nga jeta e tij. Jam e vetëdijshme që nuk jemi familja e vetme në këtë situatë, por ka filluar të na lëndojë”.

Me ndihmën e kompanisë së tim, ajo arriti të shkonte me fëmijët në Hong Kong, verën e kaluar. Lënia përsëri e atij atje ishte e tmerrshme, thotë ajo. “Të gjithë u përpoqëm të mos qanim, por në fund të fundit unë duhet t’ja merrja nga duart fëmijën tonë të vogël dhe të largoheshim. Sapo hipëm në makinë dhe kaluam pak metra më andej, shpërthyem në lot”.

Siç e tha Helen, ata nuk janë të vetmit që jetojnë të ndarë për shkak të Covid-19.

Kur shpërtheu virusi, Peter Krehoe dhe e dashura e tij me të cilën është në lidhje prej 6 vjetësh, kishin bërë një vit të distancuar, pasi atij i mbaroi viza dhe ajo u kthye në Australi për të studiuar. Ata do të bashkoheshin në prill të vitit të kaluar, kur ai të kishte marrë vizën për t’u bashkuar në Australi dhe për t’u martuar.

Por, ata nuk arritën të bashkoheshin për një vit, madje nuk kanë nivelin e dokumentacionit që kërkohet që ai të kualifikohet si një partner për përjashtim me dhembshuri ndaj rregullave të rrepta të karantinës së hotelit në Australi, thotë Kehoe.

Për t’i komplikuar gjërat më tej, Kehoe pritet të fillojë një master në New York në gusht. “Është e paqartë nëse do të jemi në gjendje të takohemi deri atëherë dhe të shkojmë së bashku”, thotë Kehoe, i cili nuk e ka parë të dashurën e tij që nga janari i vitit të kaluar. “Është zhgënjyese, të dy jemi mjaft praktikë, pjesa më e vështirë është pasiguria”.

Çdokush që ka një lidhje në distancë do të dëshmonte se të kesh diçka që e pret me padurim, të jesh në gjendje të planifikosh të ardhmen dhe të vendosësh data në ditarë për të parë njëri-tjetrin, është një mekanizëm jetësor i përballimit, të cilin pandemia e ka rrëmbyer, informon abcnews.al.

Pjesa më e vështirë është se unë nuk mund t’u jap fëmijëve të mi një datë se kur babai i tyre do të kthehet, dhe kjo është me të vërtet e vështirë”, thotë Helen Riddle, e cila nuk e di kur ajo dhe Tim do të bashkohen. “Mendoj se asnjëri prej nesh nuk guxon të mendojë një moment shumë të largët. Të dy jemi përpjekur të jemi pozitivë dhe jo shumë të sinqertë me mënyrën sesi ndihemi”./Përshtati nga The Guardian, e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!