Çifti Meta, të pandehur/ CEZ-DIA, Mahumtaj: Ish presidenti po bën presione dhe shantazhe

schedule23:59 - 28 Maj, 2025

schedule 23:59 - 28 Maj, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se ish presidenti Ilir Meta po bën presione dhe shantazhe lidhur me dosjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Meta do bënte mirë të përshpejtonte gjyqin.

“Dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike. Më e mira, do ishte që Meta të përshpejtonte gjyqin, meqë pretendon se është i pafajshëm. Të përballet në gjykatë. Pjesa ime në këtë dosje, është një intervistë që kam zhvilluar një dosje me Vojsava Ismailaj. Në SPAK jam pyetur për këtë intervistë. Zonja Ismailaj e akuzon Ilir Metën për shantazhe dhe presione. Zoti Meta e bën këtë për të hapur tymnajë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!