Çifti më i ri i showbiz-it: Aktori turk në lidhje me modelen shqiptare

schedule10:22 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:22 - 21 Tetor, 2020

Aktori i njohur turk Burak Deniz ka konfirmuar lidhjen me modelen me origjinë shqiptare, Didem Soydan.

Ai publikoi një fotografi në Instagram, ku u shfaq në krahët e të dashurës, duke njoftuar kështu se më nuk është beqar.

Ndërsa Soydan përmes postimeve që bënte në rrjete sociale, gjithmonë ka lënë të kuptohet se ka dikë në jetën e saj. Dashuria e çiftit u dokumentua javën e kaluar, kur çifti u shfaq së bashku në Nişantaşı.

Në foton e publikuar, ata treguan se ky imazh ishte shkrepur nga një natë e mrekullueshme që kaluan bashkë. l.k/abcnews.al