Çifti izraelit drejt ndarjes, shkak bëhet vaksina kundër Covid-19

schedule12:47 - 29 Shtator, 2021

schedule 12:47 - 29 Shtator, 2021

Debati për vaksinat anti-Covid ka shtyrë drejt divorcit një çift izraelit. Gruaja është e vetmja që punon për momentin, por ajo nuk mund të shkojë në punë pasi refuzon të vaksinohet. Çifti, i cili jeton në pjesën veriore të Izraelit janë të martuar prej më shumë se 25 vitesh. Por tani çështja e vaksinës kundër koronavirusit ka shkaktuar debate të shumta aq sa çifti kërkon të divorcohet.

Avokati që përfaqëson burrin tha se kjo dramë familjare është një dukuri e zakonshme. “Punëdhënësit e gruas kanë udhëzuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar kundër  koronavirusit të vazhdojnë punën nga shtëpia, megjithatë, paga e saj është përgjysmuar ,” tha ai.

Ai shtoi se paga e gruas së tij nuk është e mjaftueshme dhe se është e vështirë të punosh kuzhinier për shkak të pandemisë. Sipas bashkëshortit është qesharake fakti që gruaja e tij  nuk vaksinohet. Gruaja gjithashtu tha se nuk do të vaksinohej edhe nëse do të pushohej nga puna ose do të ndahej nga bashkëshorti.

Pas debateve për vaksinimin e gruas, ata kanë pasur konflikte të shumta dhe për vaksinimin e fëmijëve. Sipas avokatëve të të dyjave palëve, rruga më e mirë do të ishte ndarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!