Çifti i përkryer, Ramos dhe Rubio festojnë 8-vjetorin e lidhjes

schedule19:00 - 22 Gusht, 2020

schedule 19:00 - 22 Gusht, 2020

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka festuar ditën e djeshme 8-vjetorin e lidhjes me bashkëshorten e tij, Pilar Rubio. Çifti është një nga më të njohurit në Spanjë dhe ka qenë prezantuesja ajo që ka postuar një foto në “Instagram”.

“Në tetë vite ne kemi kompletuar rrethin e dashurisë, miqësisë dhe familjes. Faleminderit që je krahë meje. Unë të dua, dashuria ime”, shkruan bukuroshja krah fotos. Dyshja shikohet teksa po shijojnë nga një gotë verë në një nga restorantet e Madridit.

Sigurisht që edhe Ramos e postoi foton në “Instagram”, ku i dedikoi edhe disa fjalë bashkëshortes së tij me të cilën ka dhe katër fëmijë. “Dashuria, respekti dhe mirësia nuk mungon në lidhjen tonë. Ne vazhdojmë të ndërtojmë familjen tonë të bukur. Të dua e dashura ime,” shkruan Ramos. /abcnews.al