Liam Payne dhe Maya Henry janë përsëri bashkë. Këngëtari 27-vjeçar dhe modelja 21-vjeçare kanë filluar të shoqërohen sërish pasi i dhanë fund fejesës në Qershor.
Një burim është shprehur për E! News se Liam dhe Maya “rindërtuan marrëdhënien e tyre” në mes të Korrikut, gati një muaj pasi u ndanë. Burimi shtoi se pas ndarjes, Liam kuptoi se donte t’i bënte gjërat të funksiononin modelen.
“Ata po jetojnë së bashku në Angli, por nuk po nxitojnë mbi fejesën ose martesën.” tha burimi. Liam dhe Maya njoftuan se ishin fejuar në gusht 2020 pasi u lidhën në shtator 2019. /abcnews.al