Çifti i njohur i showbizit, Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë bërë prindër për herë të dytë. Katherine ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Eloise.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, përmes një postimi në Instagram, ku tregon emrin dhe ditëlindjen e vajzës.
“Jemi shumë të emocionuar që njoftojmë lindjen e vajzës sonë të dytë. Ndihemi të bekuar dhe mirënjohës”, ka shkruar ai ndër të tjera./abcnews.al
View this post on Instagram