Çifti i njohur i serialeve, Hande Soral dhe Ismail Demirci, do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël, ata e dhanë përmes një fotoje të ëmbël, të publikuar pak orë më parë. Aktorja, e cila ka dalë së bashku me një foto të ekografisë para objektivit, ka marrë mijëra mesazhe urimi nga fansat për pritjen e ëmbël.
Hande Soral e njohur për rolin e Zeydan në serialin “Ertugrul”, nuk ka dhënë më shumë detaje nga shtatzënia, por ky bekim në jetën e çiftit ka ardhur pas 4-vjetësh martesë./abcnews.al