Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çifti i lumtur” Zvicër-Kanada/ Fitore europiane, por kualifikim i të dyja ekipeve në Botëror

schedule11:13 - 25 Qershor, 2026

schedule 11:13 - 25 Qershor, 2026

Njëri doli në vend të parë, por suksesin e arritën që të dy. Zvicra mundi 2-1 Kanadanë përballë një publiku fanatik vendas prej 53 000 tifozësh në Vankuver, por që të dyja skuadrat mund të jenë të lumtura.

Helvetët sepse fituan dhe u kualifikuan si kryesues të grupit B, ndërsa kanadezët sepse ia dolën për herë të parë të kalonin këtë fazë në kupat e botës. Po ashtu, Zvicra u kualifikua për të katërtën herë në një turne të tillë të madh, diçka që qysh nga viti 2014 e kanë bërë vetëm Argjendina dhe Franca.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse europianët mbajtën më shumë topin, dhe gjithçka ndodhi pas pushimit. Ekipi i kapitenit Granit Xhaka shënoi dy gola të shpejtë, duke treguar edhe pjekurinë e përvojën që ka, pasi Vargas realizoi që në 46’, dhe Johan Manzambi shtoi të dytin në 57’.



Sulmuesi I ri 20-vjeçar vazhdoi shkëlqimin që pati kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Po Kanadaja?

Nuk zhgënjeu aspak, edhe pse nuk e ka cilësinë dhe qarkullimin e topit të Zvicrës. Provoi më shumë, dhe bëri dyfishin e gjuajtjeve, arritje jo e vogël, ndonëse shënoi vetëm një gol, nga David në 76’. Jo më kot, një nga më të mirët në fushë ishte portieri zviceran, Korbel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!