Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë, raporton Dail Mail. Ish anëtari i grupit One Direction dhe modelja 21 vjeçare vendosën t’i ndanin rrugët e tyre muajin e kaluar. Ata anuluan fejesën e tyre dhe ne qershor 2021 për t’u rikthyer sërish bashkë dy muaj më vonë.
Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit krah modeles amerikane Aliana Mawla, 24 vjeç, u bënë virale në rrjet. Aliana mori pjesë në videoklipin muzikor të Liam të vitit 2018 për bashkëpunimin e J.Balvin, Familiar.
Një burim tha për MailOnline: “Liam dhe Maya nuk janë më bashkë dhe u ndanë përgjithmonë më shumë se një muaj më parë. Komentet e Maya që i referohen Liamit si të fejuarin e saj janë të pavërteta dhe një mashtrim”.