Një çift nga Meksika vdiq tragjikisht kur një zjarr shpërtheu në një balonë me ajër. E vetmja që i mbijetoi aksidentit ishte vajza e tyre. Ajo ka pësuar djegie të shkallës së dytë.
Ngjarja u raportua nga vendasit të cilët panë balonën të merrte flakë dhe më pas të rrëzohej në tokë.
Pak para nisjes së fluturimit fatal, familja kishte postuar një selfie në rrjetet sociale.
50-vjeçari Jose Nolasco, 38-vjeçarja Viridiana Becqueril dhe vajza e tyre ishin nga qyteti i Cauchimalpa de Morelos dhe ishin me pushime.
/abcnews.al