Çifti dëshiron të blejë të drejtat e këngës “Last Christmas”, për të mos u dëgjuar më

schedule13:04 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 13:04 - 27 Dhjetor, 2022

Është një këngë e preferuar e Krishtlindjeve për shumë njerëz, por një çift nga Suedia e urrejnë aq shumë “Wham’s Last Christmas” saqë kanë filluar një mbledhje fondesh për të blerë të drejtat e këngës, në mënyrë që të mos luhet më askund.

Thomas Mazzetti, 50 vjeç dhe Hannah Mazzetti, 33 vjeç, kanë mbledhur tashmë 51,453 £ për ta hequr këngën nga listat.

Hannah tha se urrejtja e saj filloi 13 vjet më parë kur ajo punonte në një kafene në Oksford, ku shefi e luante këngën pa pushim.

Krishtlindjen e kaluar ajo po fliste me miqtë se sa shumë nuk i pëlqente duke thënë se do të paguante që të mos e dëgjonte më. Kështu i lindi ideja dhe filloi të mblidhte para. Deri më tani kanë dhuruar 327 persona. Të drejtat aktualisht janë në pronësi të Warner Chappell Music UK dhe vlerësohen midis 15 dhe 25 milion dollarë.

Hanna, një piktore me profesion që jeton në Goteborg, Suedi, tha: “Unë isha duke studiuar anglisht dhe duke punuar për të paguar faturat dhe pronari i kafenesë kishte planifikuar një festë super të nxehtë të Krishtlindjeve dhe kishte CD-në e tij.”

Edhe tre fëmijët e çiftit po marrin pjesë në misionin e tyre për të çliruar botën nga këndimi, raporton  Daily Mail.

Ata kanë vendosur një objektiv prej 15,000,000 dollarësh që do t’i çojë në fazën tjetër të negociatave me Warner Chappell Music UK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!