Çifti britanik ribashkohet pas 5 muajsh ndarje nga koronavirusi

schedule07:59 - 7 Qershor, 2020

schedule 07:59 - 7 Qershor, 2020

Koronavirusi ndau për disa muaj çiftin e martuar prej 59 vitesh. Mediat e huaja bëjnë me dije se çifti britanik Peter Foster, 87 vjeç, si dhe gruaja Doreen, 91 vjeçe, për shkak të gjindes shëndetsore dhe sigurisë ndaj koronavirusi kanë qëndruar për 5 muaj të ndarë nga njëri tjetri.

Deri vitin e kaluar Peter ishte kujdesur për Doreen, por shëndeti i tij filloi të përkeqësohej në dhjetor para se të pranohej në spital në shkurt, kur u diagnostikua me limfomë. Kur 87 vjeçari iu nënshtrua trajtimit Doreen u dërgua në një shtëpi tjetër kujdesi në Sunderland, ndërsa Peter u largua për shërimin e tij.

Planet e tyre për t’u ribashkuar dështuan pas bllokimit të koronavirusit i vendosur në vend më 23 mars, duke i lënë ata të mërzitur. Më në fund  familjarët kanë bërë të mundur ribashkimin e tyre në të njëjtën shtëpi kujdesi./abcnews.al