Çift edhe në jetën reale? Genti dhe Ketjona e “Snob” tregojnë si qendron e vërteta

schedule10:35 - 24 Janar, 2022

schedule 10:35 - 24 Janar, 2022

Gent Disha dhe Ketjona Pecnikaj janë dy aktorë dhe këngëtarë të rinj shqiptar, që janë bërë të njohur përmes serialit “Snob”.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar eksperiencën e tyre se si u bënë pjesë e serialit. Madje, kanë folur edhe për këngën e realizuar së bashku “A mjaftojmë”.

“Unë thjesht bëja cover në fillim. Pastaj thash pse jo mund të bëjë diçka timen. Fillova kur po bëja këngët te “Ditë e re”dhe Dalina po shfletonte dhe kishte parë një cover që unë isha me kapuç. Ajo ka bërë që të më marrë”, tha Genti.

“Unë në fakt e kam thënë edhe herë të tjera që më ka ndihmuar karakteri që të bëjë rolin e Tesës. Ajo ka një jetë ët vështirë sepse i ka vdekur vëllai në aksident dhe së bashku me mamanë e sja merr përsipër shumë gjëra. Roli përshtatet shumë me karakterin tim, është i njëjti”, tha Ketjona.

“Albani më pëlqen shumë se këto telashet që ka pa eksperiencë i zgjidh si t’i dali. Është i fokusuar shumë te boksi dhe e ndihmon për t’i zgjidhur”, shtoi Genti.

“Gjëja më e bukur për mua është kur më vijnë mesazhe nga goca të reja që më thonë je frymëzimi im. Ku ka gjë më të bukur?”, u shpreh Ketjona e emocionuar.

Më tej, nisur nga aludimet e publikut, ata janë pyetur edhe nëse janë bashkë çift edhe në jetën reale.

“Normalisht që të gjithë pyesin a jeni çift a jo. Që në takimin e parë kemi pasur një kimi së bashku, por nuk jemi çift”, tha Genti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!