CIA: 15,000 rusë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule08:17 - 21 Korrik, 2022

schedule 08:17 - 21 Korrik, 2022

Rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë dhe 45,000 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas shefit të CIA-s, William Burns, shkruan The Guardian.

“Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, janë vrarë rreth 15,000 rusë dhe janë plagosur ndoshta trefishi i të plagosurve, “tha Burns  në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.

“Dhe, ukrainasit kanë pësuar humbje të mëdha gjithashtu,” tha ai.

Rusia i ka klasifikuar numrin e viktimave ushtarake si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje dhe nuk i ka përditësuar shpesh shifrat e saj zyrtare të viktimave gjatë luftës.

Më 25 mars ajo tha se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë. Ukraina ka thënë gjithashtu se nuk do të publikojë numrin e viktimave ukrainase, megjithatë Kievi tha në qershor se 100 deri në 200 trupa ukrainase po vriteshin në ditë.

/abcnews.al