Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, midis Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain i pranishëm ishte dhe tekniku i francezëve, Christophe Galtier.
Për mediat Galtier deklaroi se francezës do të kenë një “plan” tjetër loje, ndryshe nga sfida e parë, e cila u fitua me rezultatin minimal 0 me 1, nga “bavarezët” në “Parc des Princes”.
“Do të duhet të luajmë shumë më tepër se çfarë bëmë në ndeshjen e parë. Ne kemi një plan tjetër loje sepse Mbappe na jep më shumë thellësi dhe më shumë goditje. Ne duam të luajmë më lart, të bëjmë më shumë presion dhe ta rikuperojmë topin më shpejt”,- është shprehur Galtier në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al