Chrissy Teigen publikon librin e fundit, dedikuar të birit që nuk mundi të vinte në jetë

schedule09:23 - 15 Gusht, 2021

schedule 09:23 - 15 Gusht, 2021

Modelja e njohur, Chrissy Teigen i ka bërë një dedikim prekës të birit të ndjerë, Jack, në librin e saj më të fundit me receta gatimi.

Ajo ka publikuar librin “Cravings: All Together: Recipes To Love Friday” dhe brenda tij i ka kushtuar disa fjali emocionuese, djalit që nuk mundi të vinte në jetë.

Në një faqe të librit shihen disa biskota dhe mes tyre shkruhet “Për Jack”.

Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend, humbën djalin e tyre vitin e shkuar, në javën e 20-të të shtatzënisë së Chrissy-t. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Chrissy mori dhe një vendim drastik. Ajo vendosi të mos ngelet kurrë më shtatzënë.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse unë nuk jam më shtatzënë, çdo gjë në pasqyrë më kujton se si mund të ishte. Edhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, u shpreh modelja pak kohë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!