Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

schedule09:27 - 25 Janar, 2023

schedule 09:27 - 25 Janar, 2023

Chris Hipkins është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, duke pasuar Jacinda Ardern e cila dha dorëheqjen papritur javën e kaluar. Hipkins, 44 vjeç, është zotuar se do të fokusohet në ekonominë e vendit dhe do të luftojë inflacionin, sipas Reuters.

Ai ka më pak se nëntë muaj për t’u përgatitur për zgjedhje të përgjithshme.

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, tha Hipkins në ceremoni. “Jam energjik dhe i emocionuar nga sfidat që më presin”.

Ceremonia e betimit u drejtua nga Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës së Re, Cindy Kiro, përpara miqve dhe kolegëve të Hipkins. Carmel Sepuloni gjithashtu bëri betimin si zëvendëskryeministre e re. Ajo e uroi Hipkinsin dhe shprehu mirënjohjen për besimin e tij.

Hipkins shërbeu si ministër i Arsimit dhe Policisë nën kryeministrinë e Ardern. Ai u bë i njohur për publikun gjatë pandemisë COVID-19.

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqjen,  duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr. Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor./

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!