Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Chollet tha se zbatimi i propozimit evropian do të sigurojë përfitime të rëndësishme për të dyja vendet.
Menjëherë pas tij, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë. Krahas postimit të Chollet, ambasadori amerikan shprehet se SHBA-ja do t’i mbështesë plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. “Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së.
Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare.”, shkruan ambasadori amerikan. Më 6 shkurt, Albin Kurti konfirmoi se pranon propozimin e bllokut evropian pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak. /abcnews.al