Chilwell i pakënaqur te Chelsea, Reali dhe Atletico po monitorojnë situatën

schedule18:44 - 26 Shtator, 2021

schedule 18:44 - 26 Shtator, 2021

Ben Chilwell ishte një nga përforcimet e merkatos verore të vitit 2020 për Chelsean, pasi “Blutë” paguan plot 56 milion euro për kalimin e mbrojtësit nga Licesteri.

Viti i kaluar ishte pozitiv për të, por ky sezon duket ndryshe, pasi është Marcos Alonso titullari i padiskutueshëm i Tuchel, diçka që  nuk po i pëlen 24 vjeçarit anglez, i cili tani po vlerëson ndryshimin e ambientit.

Futbollisti konsideron se është në momentin më të mirë të karrierës dhe pavarësisht se është kampion Evrope, ai i jep përparësi aktivizimit, kështu nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë për të në Londër, ai nuk do të presë fundin e sezonit.

Arsenali dhe Liverpooli janë ende të interesuar, por rrugë të tjera si Real Madridi apo Atletico po happen gjithashtu.

Të dy klubet janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Chillwell mund t’i bashkohet në formë huazimi deri në fund të sezonit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!