“Të kuqtë” e Liverpool dhe “bardhezintjë” e Neëcastle po zhvillojnë një merkato vere fantastike, teksa deri më tani kanë afruar lojtarë me emër dhe tepër cilësor në klubet e tyre, megjithatë duket se nuk do të mbarojë gjithçka me kaq.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italian, “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet e lartpërmendura po tregojë interes të vazhdueshëm për anësorin e sulmit të Juventus, Federico Chiesa, mirëpo ka një problem.
Liverpool dhe Neëcastle janë gati të bëjnë një përpjekje për të blerë Chiesa nëse shesin respektivisht Mohamed Salah dhe Allan Saint-Maximin, me të dy lojtarët mund të përfundojnë në Arabinë Saudite, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga sauditët dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë ky “operacion”. /i.m /abcnews.al