Chiellinin e pret roli si drejtues, Gravina e fton hapur legjendën e Juventusit

schedule13:24 - 22 Maj, 2022

schedule 13:24 - 22 Maj, 2022

Gabriele Gravina i ka dërguar një ftesë të hapur Giorgio Chiellinit, kampion Europe me Italinë. Mbrojtësi, i larguar nga Juventusi, është vlerësuar nga i pari i futbolli italian:

“Sapo të mbarojë Itali-Argjentinë, ku pritet lamtumira e Chiellinit, do t’i kërkoj të vijë të punojë me mua. Chiellini është i destinuar të bëhet një nga drejtuesit më të mirë të futbollit italian.

Është serioz, i përgatitur, i njeh mirë detajet, dinamikat humane dhe ekonomike. Kushdo që do ta marrë për të punuar do të bëjë një marrëveshje të madhe dhe unë dëshiroj ta marrë vetë”. / oversport.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!