Chiara Ferragni u përgjigjet kritikëve për fotot me të brendshme: Mendje fanatike

schedule10:08 - 24 Nëntor, 2022

schedule 10:08 - 24 Nëntor, 2022

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka publikuar disa foto me të brendshme dhe e ka gjetur veten për të disatën herë përballë shumë kritikave. Ndikuesja dhe sipërmarrësja italiane ka vendosur t’u përgjigjet këtyre komentuesve duke i cilësuar ato si “mendje fanatike.

Ajo vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd. “Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Dhe nëse dua t’i tregoj atij se çfarë nuk shkon me këtë? Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike.”, tha blogerja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!