Chiara Ferragni u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë. Blogerja e njohur italiane dhe partneri i saj, Fedez mirëpritën një vajzë me emrin Vittoria. Pas lindjes, ajo ndau foto dhe nuk nguroi të zbulonte dhe portretin e së voglës së saj.
Si një mami e dy fëmijëve, këto ditë kanë qenë rraskapitëse për Chiarën përtej asaj çfarë reflekton në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë dy foto në të cilën shihet duke udhqyer me gji Vittorian dhe në tjetrën tregon problemet që po kalon me gjoksin e saj pas lindjes.
“Jeta ime aktualisht në dy fotografi”, ka shkruar blogerja. Kujtojmë që pas lindjes, Chiara u kryqëzua për shkak se postoi foto nga spitali me make up, gjest që fansave nuk iu ka pëlqyer. Ajo reagoi duke thënë: “Po punoja të hënën pasdite rreth orës 6. Ne po filmonim dhe në 9 fillova të kem kontraktime.
Mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Nuk e hoqa grimin, shkova siç isha e veshur dhe e krehur. Make up-i qëndroi ashtu siç ishte. Në shtatzëninë time të parë isha djersitur dhe lodhur. Lindja e dytë ishte shumë e shpejtë, zgjati katër orë. Ishte vërtet fantastike. “, u shpreh Chiara. /abcnews.al