Cher dhe ABBA në të njëjtin album

schedule10:25 - 29 Shtator, 2018

schedule 10:25 - 29 Shtator, 2018

Këngëtarja e mirënjohur Cher ka nxjerrë në treg albumin e saj më të ri. Legjenda e muzikës botërore ka zgjedhur të vijë ndryshe këtë herë duke bërë një përmbledhje të këngëve të grupit ABBA.

Pas suksesit të filmit “Mamma Mia! Here We Go Again”, Cher duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Këngëtarja dhe aktorja 72 vjeçare duket se është më në formë se kurrë, pas dekada me vonë ajo vazhdon të jetë në majë të klasifikimeve me prurjen e saj më të re. Ka zgjedhur që këtë herë të vijë për fansat me covera të këngëve më të njohura të grupit ABBA. Ajo u shpreh se gjithçka nisi pas interpretimit të një pjese të vogël në film, ku dhe performoi këngën “Fernando”. Melodia e grupit të njohur duket se iu përshtat shumë këngëtares pasi ajo u ndje e frymëzuar që materialet e saj të preferuara ti sillte në një version ndryshe. Albumi tashmë u lançua dhe menjëherë ka arritur në vendin e parë nëpër klasifikimet e ndryshme nëpër të gjithë botën. I quajtur “Dancing Queen” albumi përmban këngë si: “Dancing Queen”, “Gimme! Gimme! Gimme! (A Man After Midnight)”; “The Name of the Game”; “SOS”; “Waterloo”; “Mamma Mia”; “Chiquitita”; “Fernando”; “The Winner Takes It All”; “One of Us” .

Me lëvizjen e re Cher ka provuar se ka një mënyrë për të qenë e suksesshme dhe gjatë moshave madhore ku zakonisht artistet e muzikës pop bien në pasivitet. Me albumin e ri fansat e dyzuar mund të bien në kompromis dhe nuk kanë nevojë të zgjedhin mes ABBA-s dhe Cher./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!