Chelsea është një nga klubet, që huazon më shumë lojtarë në gjithë Europën dhe ka ndërmend ta dërgojë në një tjetër nivel këtë formulë, që i ndihmon lojtarët të marrin eksperiencë.
Por tashmë do ndihmojë edhe trajnerët. Trajneri i AFC Wimbledon në Championship, Mark Robinson i dha idenë inovatore drejtuesve të Chelseat, për të huazuar një nga trajnerët e rinj të tyre.
Me të dëgjuar këtë, ata pranuan. Robinson vendosi të huazojë ish-lojtarin e Chelseas dhe kombëtares së Anglisë, James Simmonds, i cili ishte zëvendës trajner i Chelsea U18.
Tashmë ai do të ketë një mundësi të artë për të luajtur në një ekip të parë dhe në nivele shumë më të larta. Me shumë mundësi huazimi i trajnerëve do kthehet shpejt në modë. /abcnews.al