Chelsea tenton të “boshatisë” Interin, 3 lojtarët e zikaltërve dëshirë e Tuchel

schedule19:50 - 2 Gusht, 2022

schedule 19:50 - 2 Gusht, 2022

Chelsea kërkon të tjera përforcime në këtë merkato, teksa blutë e Londrës do të synojnë të jenë konkurrues në Premier League në sezonin e ri.

Sipas “Calciomercato” Thomas Tuchel dëshiron të ketë nën urdhrat e tij 3 lojtarë të Interit, të cilët pëlqehen shumë nga timonieri i bluve.

Bëhet fjalë për Milan Skriniar, Denzel Dumfries dhe Cesare Casadei, janë prioriteti i Chelsea për të cilët thuhet se duhet të paguajnë te Interi plot 130 milionë euro.

Inter e vlerëson Skriniarin me rreth 80 milionë euro dhe oferta pak më të ulëta ka refuzuar nga PSG për sllovakun.

Dumfries vlerësohet 40 milionë euro, ndërsa i riu Casadein me 10 milionë euro.

Megjithatë, lojtarët nuk do të jenë për shumë kohë në shitje, pasi drejtuesit e Interit kanë bërë të ditur se afati kalimtar për ta do të përfundojë më 13 gusht.

Në atë kohë Nerazzurrët luajnë ndeshjen e xhiros së parë të Serie A kundër Lecces dhe pas kësaj date ata nuk do të sjellin apo shesin më lojtarë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!