Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chelsea shtyn Rüdiger në “krahët” e Madridit

schedule10:31 - 11 Nëntor, 2021

schedule 10:31 - 11 Nëntor, 2021

Chelsea tashmë e ka nënshkrimin e parë të lidhur për në janar. Sipas CNN Turk , skuadra londineze ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen turke për të marrë shërbimet e Attila Szalait . Qendrori do të arrijë te ‘blutë’ për 23.4 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë për gjashtë sezone dhe do të ketë një pagë 4 milionë në vit. Ky nënshkrim, i shoqëruar me rinovimin e fundit të një prej mbrojtësve të tyre më premtues, Chalobah , e bëjnë të qartë se Rüdiger nuk do të qëndrojë në Chelsea.

Qendërmbrojtësi gjerman përfundon kontratën e tij dhe skuadra londineze tashmë ka lëvizur për të mbuluar të prapavijën përpara largimit të tij, duke mos e bërë atë të pranojë një rinovim. Kjo e afron Rüdiger me Real Madridin, ekipi më i interesuar për ta inkorporuar .

Përveç kësaj, nënshkrimi i Szalait prek drejtpërdrejt dy skuadra spanjolle. Hungarezi ishte një nga ata që kërkohej nga Atleti për të forcuar mbrojtjen e tyre. Nga ana tjetër, ardhja e tij te Chelsea lehtëson Sevillan , e cila ishte gati të humbiste Koundé në verë për shkak të interesimit të skuadrës ‘blu’, e cila tashmë po largohet nga francezët. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!