Pas finalizimit të marrëshevjes së transferimit të portierit senegalez, Edouard Mendy nga Chelsea tek “arabët” e Al-Ahli, “blutë” e Londrës me në kryer teknikun Mauricio Pochettino janë në kërkim të një portieri tjetër.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, bordi i Chelsea ka vendosur të heqë dorë nga afrimi i “gardianit” të Inter, Andre Onana, teksa i është vënë pas “shënjestrës” së Manchester United, portugezit, Diogo Costa.
Mirëpo, ndryshe nga United, “londinezët” janë më të vendosur për të sjellë në “Stamford Bridge”, 23-vjeçarin teksa kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 75 milionë eurosh të lojtarit dhe e vetmja gjë që i mbetet është diskutimi i kontratës personale me lojtarin. /i.m /abcnews.al