Emra si Oliver Giroud, Pedro dhe Willian po zhvillojnë sezonin e fundit me ekipin e Chelsea. Kontrata u përfundon në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk ka sinjale për ndonjë rinovim të mundshëm.
Willian nuk e ka akoma të qartë se çfarë do të ndodhë, edhe pse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Londër. 31-vjeçari, për të cilin ka interesim nga Barcelona dhe Juventusi, ka dhënë këtë prononcim për Metro.
“Ndihem mirë te Chelsea dhe do të më pëlqente të vijoja këtu. E di që kontrata më përfundon në fund të sezonit, por nuk po mendoj për rinovimin. Corinthians? Kam një lidhje të madhe me atë klub. Aty shpërtheva, por nuk mendoj të rikthehem në Brazil, për momentin“, thekson anësori i djathtë ofensiv i “Bluve të Londrës”.