Chelsea pranon ta huazojë Armando Brojën, “Blutë” i vendosin çmimin

schedule11:06 - 1 Shkurt, 2024

schedule 11:06 - 1 Shkurt, 2024

Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi, me kusht që të vijë me një tarifë të konsiderueshme dhe minutazh të garantuara.

Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet ende e mundur.

Nëse kushtet e Chelsea nuk plotësohen, ka një shans që 22 vjeçari kuqezi të qëndrojë në klub dhe të largohet në merkaton e verës. “The Atheltic” raportoi të martën se Chelsea kishte refuzuar ofertën e Wolves, ndërsa Fulham është ende në sfond duke shfaqur interes të lartë për Brojën.

Chelsea thuhet se i ka vendosur edhe çmimin për një huazim gjashtë mujor. Cilido ekip që dëshiron Brojën me huazim deri në fund të sezonit, duhet të paguajë të paktën 5 milionë euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!