Chelsea këmbëngul të firmosë me Erling Haaland këtë verë dhe vazhdon të punojë për të mbyllur këtë transferim, që do ishte rekord për klubin dhe për Premier League.
Borussia Dortmund kërkon 175 milionë euro dhe Chelsea ka nisur punën për të plotësuar këtë shifër dhe ia ofruar gjermanëve për të marrë yllin norvegjez. Për të mbërritur te Haaland, Chelsea ka nisur të lëvizë për të shitur tre lojtarë. Callum Hudson-Odoi është në shitje dhe për të kërkohen rreth 30 milionë euro.
Gjithashtu, qendërsulmuesi tjetër, Tammy Abraham është shitje për vlerën e 28 milionë eurove. Milani do Hakim Ziyech dhe Chelsea e liron menjëherë për 35 milionë euro. /abcnews.al