Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Chelsea nuk dorëzohet për Caicedo, “blutë” gati të ofrojnë më shumë se Liverpool

schedule14:56 - 11 Gusht, 2023

schedule 14:56 - 11 Gusht, 2023

Mëngjesin e kësaj të premteje, “të kuqtë” e Liverpool bënë një ofertë prej 110 milionë paundë për kartonin e Moises Caicedo, ofertë kjo që u pranua nga “pulëbardhat” e Brighton, por që u refuzua nga vetë lojtari.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “blutë” e Chelsea dëshirojnë të mbyllin sa më shpejt negociatat për kartonin e 21-vjeçarit ekuadrian, teksa ka vendosur të ofrojë më shumë se 110 milionët e Liverpool.

Tashmë është mëse e dukshme se transferimi i Caicedo drejt Chelsea do të vendosë një rekord të ri transferimesh në Premier League, teksa deri më tani rekordi mbahet po nga “blutë” e Londrës, pas transferimit të Enzo Fernandez për 107 milionë paundë. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!