Chelsea nën hetim, Boehly denoncon ish-pronarin e “bluve” pas transaksioneve të fshehta

schedule20:16 - 30 Tetor, 2023

schedule 20:16 - 30 Tetor, 2023

Klubi i Chelsea është nën hetim nga bordi i Premier League për transaksionet financiare, që janë kryer për transferimet e lojtarëve, në kohën kur në krye të klubit londinez ishte “manjati” rus, Roman Abramovich, teksa nga mediat britanike mësohet se janë zbuluar pagesa sekrete, që janë bërë nga vetë klubi drejt rusëve të Anzhi Makhachkala, të cilët më pas blenë nga “blutë” kartonat e kameurnasit, Samuel Eto’o e brazilianit, Willian.

“Manjati” rus e shiti klubin drejt “homologut” amerikan, Todd Boehly, gjatë vitit 2022, pasi qeveria pasi qeveria britanike sanksionoi oligarkun rus pas nisjes së luftës në Ukrainë, për shifrën e 4.2 miliardë paundëve, megjithatë, në hije kanë vazhduar hetimet rreth menaxhimit të tij në vite.

Dokumentet financiare të klubit londinez tregojnë se përveç këtyre pagesave që iu bënë klubit rus për lojtarët, pagesa të tjera që kanë lidhje me këtë transferim u janë bërë “grupeve ruse” dhe nuk janë deklaruar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!