Chelsea në aksion për një francez, nisin kontaktet direkte me Sevillan

schedule16:18 - 22 Gusht, 2021

schedule 16:18 - 22 Gusht, 2021

Klubet e Premier League kanë lirinë të injektojnë para nga pronarët e tyre dhe Chelsea natyrisht që do i shfrytëzojë milionat e manjatit Abramovich.

Pasi siguruan Romelu Lukakun për 115 milionë euro, blutë e Londrës janë në tratativa për Jules Kounde. Mbrojtësi i Sevillas e ka dëshmuar veten se është mes më të mirëve në La Liga dhe Chelsea prej kohësh kërkon qetësi në difensivë.

 

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ka zhvillime në lidhje me këtë. Ai shkruan se dy klubet tashmë janë në kontakte direkte për këtë transferim.

Koha është shumë e rëndësishme në këtë operacion sepse Sevilla nuk e lejon largimin e Kounde në ditët se fundit të merkatos sepse do ishte e pamundur për ta zëvendësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!