Chelsea me pronar të rinj, Tuchel: Situatë e vështirë, shpresojmë t’i kthehemi së shpejti normalitetit

schedule12:00 - 11 Maj, 2022

schedule 12:00 - 11 Maj, 2022

Chelsea do të bëhet me pronarë të rinj, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i grupit të kryesuar nga Todd Boehly.

Për këtë ka folur edhe trajneri i bluve të Londrës, Thomas Tuchel, i cili dëshiron së shpejti kthimin në normalitet.

“Jemi i vetmi klub që kemi përjetuar një situatë të tillë, shumë të veçantë, që në vuri në provë.

Shpresojmë të gjithë që sa më shpejt që të jetë e mundur gjërat të kthehen në normalitet. Kemi nevojë për një erë pozitiviteti dhe të rikuperojmë sa më shpejt një atmosferë konkuruese”, ka thënë tekniku gjerman. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!