Chelsea luan “tenis” në “Molineux”, Newcastle i mjaftoi barazimit në transfertën e “Qershive”

schedule16:56 - 25 Gusht, 2024

schedule 16:56 - 25 Gusht, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare.

Kanë vijuar mesditën e kësja të diele, përballjet e radhës të vlefshme për javën e dytë, të elitës së futbollit anglez, Premier League, ku padyshim ajo që ka spikatur më së shumti ishte fitorja e thellë, 6-2 e Chelsea, në transfertën e Ëolverhampton.

Djemtë e Enzo Maresca kaluan shpejt në avantazh, me “bomberin” senegalez, Nicolas Jackson, i cili tundi rrjetën e Jose Sa që në minutën e 2’-të, megjithatë avantazhi zgjati vetëm 25 minuta moment, kur Matheus Cunha barazoi shifrat për “Ujqërit”.

Në pjesën e parë do të shënoheshin edhe dy gola të tjerë, ku fillimisht Cole Palmer do t’i rijepte avantazhin Chelsea, në minutën e 45’-të, por 6 minuta më vonë 24-vjeçari norvegjez, Jorgen Strand Larsen dërgoi topin pas shpatulalve të Robert Sanchez, duke barazuar gjithçka.

Me fillimin e pjesës së dytë filloi edhe performanca “solo” e “Bluve”, me “yjet” anglezë, Noni Madueke e Cole Palmer që dhuruan spektakël, me të parin që shënoi plot 3 gola, në 14 minuta, ndërsa Palmer ishte asistuesi i të tre golave, ndërsa për të “vulosur” fitoren “tenisiane” mendoi portugezi, Joao Felix, në minutën e 80’-të.

Në krahun tjetër, “Bardhezinjtë” e Newcastle siguruan një barazim me shumë fat, në “Vitality Stadium”, përballë “Qershive” të Bournemouth.

Sfida u mbyll në rezultatin 1-1, pas golave të Tavernier për vendasit e Gordon për “Bardhezinjtë” e Eddie Howe. Skuadra e Bournemouth arriti të gjente edhe golin e fitores në minutën e 93’-të, falë 22-vjeçarit, Dango Ouattara, mirëpo pas një rishikimit të aksionit me sistemin VAR, goli u anullua për shkak të një prekje të topit me dorë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!