Chelsea ka humbur përsëri ditën e djeshme pasi në shtëpi u ndëshkua me shifrat 0-2 nga Brentford. Një rezultat tepër zhgënjyes për tifozët pasi tashmë arrijnë të shohin humbjen e tretë nën drejtimin e Lampard.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Chelsea, Lampard, ishte në anën e tifozëve duke theksuar se ata kan të drejtë pasi në 20 vitet e fundit janë mësuar vetëm me lavdi. Lampard gjithashtu pranoi se lojtarëve u mungon vetëbesimi dhe pa këtë gjë, është e vështirë të fitohet.
“Jam shumë dakord dhe nuk kam asgjë kundër tifozëve që kontestojnë skuadrën. Një tifoz i Chelsea është mësuar me lavdi në këto 20 vitet e fundit dhe e ka të vështirë ta pranojë situatën aktuale. Unë nuk kam asnjë problem nëse lojtarët vërshëllehen në fushë, por më duhet t’i mbroj pak.
Ata janë të rinj dhe duan të bëjnë mirë, por në këtë moment kanë mungesë vetëbesimi. Kjo e bën shumë të vështirë që skuadra të shprehet siç duhet në fushë dh Bayern Munich mendon vetëm për Osimhen, bavarezët gati të ofrojnë yllin e tyre në këmbimë fitojë ndeshjet. Dua t’i mbështes lojtarët sepse janë po aq të mërzitur sa edhe tifozët, por tani na duhet të vijojmë me punën në stërvitje dhe të mundohemi që të reagojmë në ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit”, u shpreh Lampard./ h.ll.abcnews.al