Pavarësisht ofertave të shumta të marra në këto ditë të para të tregut, Chelsea ka vendosur të fokusohet te Armando Broja, i cili është rikthyer nga huazimi te Southampton dhe është gati t’i bashkohet skuadrës së Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi shqiptar do të rikthehet te londinezët këtë verë dhe gjithashtu mund të luajë një rol themelor në largimin e Romelu Lukakut.
Në fakt, me qëndrimin e Brojas, Chelsea do të kishte tashmë një nëntë për të vënë bast dhe belgu mund të shitet më lehtë. /abcnews.al/