Drejtuesit e “Chelsea” kanë rënë dakord për një kontratë me sulmuesin anglez të “Manchester City” Raheem Sterling.
Sipas Fabrizio Romano, klubi londinez është gati t’i bëjë një ofertë të re Manchester City në të ardhmen e afërt për transferimin e futbollistit 27-vjeçar anglez, kontrata e të cilit tashmë është rënë dakord. Vlen të theksohet se trajneri i bluve Thomas Tuchel personalisht insiston për nënshkrimin e Sterling.
Raheem Sterling bëri 30 paraqitje në ligë sezonin e kaluar me City, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asistime. /abcnews.al/