Sipas raportimeve britanike, Chelsea iu përgjigj negativisht propozimit të Interit për huazimin e ri të Romelu Lukakut, me “blutë” që duan vetëm të shesin sulmuesin belg.
Pavarësisht gjithçkaje, finalisti i këtij viti në Champions League ka vendosur si synim edhe qëndrimin e Romelu Lukakut, huazimi i të cilit ka përfunduar, duke u rikthyer zyrtarisht te Chelsea.
Kështu, sipas raportimeve britanike, “blutë” i janë përgjigjur negativisht propozimit prej 8 milionë eurosh të milanezëve për një huazim të ri të sulmuesit belg, pasi, siç theksohet, londinezët dëshirojnë vetëm ta transferojnë lojtarin.
Në fakt pretendimet e Chelsea kapin shifrën e 40 milionë eurove, pasi kontrata e sulmuesit 30-vjeçar është deri në verën e vitit 2026, çka do të thotë se klubi britanik ka epërsinë në këtë rast.
Lukaku bëri 37 paraqitje për Nerazzurrët këtë vit, duke shënuar 14 gola. /G.D abcnews.al/
? Inter have made a £7M loan offer for Romelu Lukaku and Chelsea have REJECTED it.
(Source: @Matt_Law_DT) pic.twitter.com/ckZDcPqlJh
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 23, 2023