Chelsea i zhgënjyer me Kepën, piketon dy “gardianë” për ta zëvendësuar

schedule15:51 - 24 Janar, 2020

schedule 15:51 - 24 Janar, 2020

Chelsea ka pasur oshilacione të shumta këtë sezon. Ekipi i Lampard vijon të renditet në vend të katërt në Premier League, kjo më shumë për vështirësinë që po hasin ndjekësit si Manchester United, Tottenham dhe Arsenal.

Mbrojtja dhe porta janë repartet më të dobëta të “Bluve të Londrës”. 32 gola të pësuar në 24 ndeshje janë shumë dhe kritikat kryesore shkojnë drejt Kepës. Portieri spanjoll u ble nga Athletic Bilbao për shumën e 80 milion eurove në verën e vitit 2018, por 25-vjeçari ka zhgënjyer.

Times raporton se drejtuesit e klubit anglez janë gati ta nxjerrin në merkato Arrizabalagën, teksa kanë piketuar dy emra për ta zëvendësuar: Nick Pope të Burnley dhe Dean Henderson të Sheffield United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!