Chelsea i mbyll “derën” Brighton, “blutë” refuzojnë 30 milionë euro për talentin anglez

schedule10:29 - 3 Qershor, 2023

schedule 10:29 - 3 Qershor, 2023

Pasi zhvilloi një sezon fantastik me “pulëbardhat” e Brighton, këta të fundit duan të transferojnë në mënyrë përfundimtare në “Amex Stadium”, talentin e akademisë së Chelsea, Levi Colëill.

Vetëm 20-vjeçar, Colëill e shpenzoi gjithë sezonin 2022-2023 i huazuar nga “blutë” te Brighton, me teknikun Roberto de Zerbi që tashmë e kërkon sërish anglezin e talentuar në organikën e tij dhe i kanë ofruar klubit të Chelsea plot 30 milionë euro për të siguruar qendërmbrojtësin.

Mirëpo, trajneri i ri i Chelsesa, Maruicio Pochettino duket se nuk e dëshiron largimin e një talenti si Colëill nga klubi dhe ka vendosur ta ketë gati 20-vjeçarin për sezonin e ardhshëm, ku pas një sezoni të huazuar më të ketë arritur dhe një farë pjekurie si lojtar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!